Në këtë fillim sezoni në Angli kanë qenë të shumta polemikat rreth përdorimit të VAR. Shpesh herë teknologjia e përdorur ka ndryshuar rrjedhën e takimeve, por ka patur diskutime edhe për penalltitë e shumta të akorduara. Ajo çka bie në sy është se po jepen shumë 11-metërsha për prekjet e topit me dorë.
Kështu, në një krahasim të thjeshtë me pesë sezonet e kaluar në Premier League shifrat janë të frikshme këtë vit. Duke filluar nga sezoni 2015/16, në 380 takime janë akorduar vetëm 91 penallti, të cilat 9 kanë qenë për prekje të topit me dorë.
Një vit më pas gjatë gjithë kampionatit janë dhënë 106 penallti, ku 18 prej tyre kanë qënë nga prekjet me dorë në zonë. Në sezonin 2017/18 janë shkaktuar vetëm 80 penallti dhe janë gjashtë për prekje me dorë.
Në sezonin pasardhës janë akorduar 103 penallti në 380 takime, ku janë 14 të shkaktuar nga prekjet me dorë. Ndërsa vitin e kaluar numërohen 92 penallti dhe kanë qenë plot 19 prekje me dorë në zonën e portierit.
Në sezonin aktual deri më tani janë zhvilluar vetëm 26 ndeshje në Premier League. VAR dhe gjyqtarët kanë akorduar plot 20 penallti, ku 6 prejt tyre vijnë nga prekjet me dorë të topit. Në një llogaritje të thjeshtë, deri në fundin e kampionatit, do të kemi 292 penallti në 380 ndeshje, ku 88 do të jenë nga prekjet me dorë të topit. /abcnews.al