Kujdes çfarë hani, këto ushqime shkaktojnë erë të pakëndshme në trup

schedule12:03 - 9 Maj, 2022

schedule 12:03 - 9 Maj, 2022

Edhe pse shpesh nuk jemi të vetëdijshëm, era e trupit ndryshon dhe shpesh arsyeja qëndron në ushqimin që hamë. Aroma e pakëndshme mund të ndodhë në çdo kohë dhe ajo ndryshon për një sërë arsyesh, duke përfshirë llojin e ushqimit që hani, hormonet, medikamentet ose problemet themelore shëndetësore.

“Bakteret në lëkurë janë shkaktari më i zakonshëm i erës së pakëndshme të trupit. Ushqehen me djersë, lëkurë të vdekur, papastërti dhe shkakton erë të keqe. Të gjithë kanë baktere të ndryshme në lëkurën e tyre në bazë të moshës, gjinisë, zakoneve higjienike, stresit dhe dietës së tyre” thotë doktor Joseph Richardson.

Nëse vëreni një ndryshim në erën e trupit, është e mundur që dieta juaj të jetë fajtore. Dietologia Janet Coleman tha: “Mund të përjetoni një rritje të prodhimit të djersës nëse hani ushqime pikante ose pini alkool. Mundohuni t’i shmangni kur mendoni se kaloni shumë kohë në ambiente të mbyllura”.

Gjithashtu nëse hani ushqime të pasura me squfur, mund të keni një erë të pakëndshme të trupit. Squfuri mban erë si vezë të prishura. Shembuj të ushqimeve të pasura me squfur janë: qepët, lakra, brokoli, lulelakra, mishi i kuq.

“Shkaktarë” të tjerë të zakonshëm për erën e keqe të trupit janë: Kafeina, erëzat, salcat ose ushqime të tjera pikante, alkooli etj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!