Futbolli europian, i ndikuar nga kriza e madhe financiare është në prag të një revolucioni të madh dhe po mendohen disa mënyra që mund të shtojnë spektaklin dhe të ardhurat në këtë industri.
#FIFA President #Infantino to L'Equipe: "We are confident in the introduction of salary caps or #transfers, but also a limit on the number of the players per team. The idea of Playoff in the european nationals leagues could make the competitions more interesting”
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 5, 2021
Së fundmi në lidhje me këtë ka folur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai shprehet se FIFA do aktivizoje limite në paga dhe vlera transferimesh, por gjithashtu mendon edhe ndryshimin e formulave të kampionateve vendas.
“Shkojmë me siguri në aktivizimin e kufirit të pagave dhe transferimeve, por edhe një limitim për numrin e lojtarëve në ekip. Gjithashtu ideja e Play-Off në ligat kombëtare europiane mund t’i bëjë këto kompeticione shumë më interesante”, u shpreh Infantino. /abcnews.al