“Kufijtë e mandatit janë marrëzi”, Macron kërkon postin e presidentit më shumë se 10 vjet

schedule15:25 - 1 Shtator, 2023

schedule 15:25 - 1 Shtator, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron ndoshta nuk dëshiron të largohet nga Elysee pas përfundimit të mandatit të tij të dytë dhe të fundit. Sipas informacioneve,  ai do të duhet të largohet nga pallati Elysee në vitin 2027, pasi ka shërbyer dy mandate presidenciale.

Megjithatë, sipas Kushtetutës së vendit, presidenti i Republikës së Pestë Franceze mund të qëndrojë në detyrë deri në dhjetë vjet, jo më shumë.

“Kjo është marrëzi e mallkuar” u shpreh Macron në takimin e djeshëm me liderët e partive.

Në Francë , presidentët nuk mund të zgjidhen për më shumë se dy mandate, që do të thotë se Macron do të bëhet ish-presidenti më i ri i vendit, vetëm 49 vjeç. Macron u zgjodh për herë të parë në vitin 2017, dhe më pas në 2022.

Presidenti francez dhe liderët e partive opozitare kanë zhvilluar dje një takim 12 orësh, me dyer të mbyllura, pa akses në telefonat e tyre.  Gjatë takimit të tyre ata u fokusuan në një sërë çështjesh si Ukraina, inflacioni , fuqia blerëse dhe reforma institucionale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!