Pas përfundimit të sfidës, Armeni-Kroaci, përballje e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin minimal, 0 me 1, mbrëmjen e kësaj të hënë do të zhvillohen dhe 4 përballje të tjera të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Përsa i përket formacioneve i vetmi ndryshim që bie goxha në sy është mungesa e “liderit” të Kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, me teknikun e “luzitanëve”, Roberto Martinez, i cili ka vendosur që ndaj Luksemburgut ta nisë sfidën me “bomberin” e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos.
Ndërkaq, në përballjet e tjera të mbrëmjes së sotme, Islanda do të presë në shtëpi Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës, Letonia do të përballet me “dragonjtë” e Uellsit, ndërsa Sllovakia do të kërkojë “goleadën” ndaj Lihtenshtejnit. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Islandë – Bosnje Hercegovina
Letoni – Uells
Portugali – Luksemburg
Sllovaki – Lihtenshtejn