Përveç sfidës, Rumani-Kosovë, mbrëmjen e kësaj të marte do të zhvillohen dhe 9 përballje të tjera të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbolli, Euro 2024, ku padyshim pritet spektakël dhe goleada.
Në fushë do të zbresin të ashtuquajturit “gjigandët” evropianë, me Kombëtaren e Spanjës, Italisë dhe Belgjikë, që do të kërkojnë në “shtëpitë” e tyre fitore të vyera, të cilat do t’i afrojnë edhe më shumë me fazën e grupeve të kompeticionit.
Kështu, Italia do të presë në “shtëpinë” e saj, rivalen direkte të grupit, Ukrainën. Spanja do të presë Qipron, ndërsa Belgjika do të presë Kombëtaren e Estonisë. Në sfida të tjera, Zvicra do të përballet me Andorrën, Izraeli me Bjellorusinë, Norvegjia me Gjeorgjinë, Austria me Suedinë dhe Malta me Maqedoninë e Veriut. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Belgjikë – Estoni
Izreal – Bjellorusi
Itali – Ukrainë
Spanjë – Qipro
Suedi – Austri
Maltë – Maqedoni e Veriut
Zvicër – Andorrë
Norvegji – Gjeorgji