Kualifikueset Euro 2024/ “Gjigandët” bëjnë detyrën, Spanja, Belgjika e Zvicra fitojnë në “shtëpi”

schedule22:02 - 12 Shtator, 2023

schedule 22:02 - 12 Shtator, 2023

Përveç sfidës, Itali-Ukrainë, sfidë e përfunduar me fitoren e “të kaltërve” italianë kanë përfunduar dhe 7 sfida të tjera të mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku nuk kanë munguar spektakli dhe goleadat.

Kështu në grupin A, Spanja ka arritur një tjetër fitore me goleadë, kësaj radhe ndaj Qipros, duke i mundur këta të fundit, rezultatin e thellë, 6 me 0, në “Estadio Nuevo Los Carmenes” të Granadës. Gavi, Mikel Merino, Joselu, Baena dhe një dopjetë e Ferran Torres ishin protagonistët e mbrëmjes me golat e tyre në minutat 18’, 33’, 70’, 73’, 77’ dhe 83’ të sfidës. Në përballjen tjetër të këtij grupi, Norvegjia fitoi me rezultatin e ngushtë 2 me 1, ndaj Gjeorgjisë, ku golat e Haaland e Odegaard nxorrën të pavlefshëm golin e Budu Zivzivadze.

Në grupin C, grup në të cilin është pjesë dhe Italia e Ukraina u zhvillua sfida Maltë-Maqedoni e Veriut, me këta të fundit që arritën një fitore me shumë vlera ndaj kundërshtarëve, me rezultatin e pastër 0 me 2, ku protagonistë ishin Eljis Elmas dhe Jovan Manez, me golat e tyre në minutat 5’ dhe 41’ të sfidës.

Në grupin F, “djajtë” e Belgjikës arritën një fitore spektakolare ndaj Estonisë, duke i mundur këta të fundit, “King Baudoiun Stadim” të Brukselit, me rezultatin e thellë, 5 me 0. Sipari i golave u hap nga mbrojtësi Jan Vertonghen e u pasua nga “fantazisti” i Arsenal, Leonard Trossard, në minutat 4’ e 18’. Me fillimin e pjesës së dytë, ish-“bomberi” i Inter, Romelu Lukaku shënoi një dopjetë në minutat 56’ e 58’, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi “fantazisti”, Charles de Ketelaere. Në përballjen tjetër të këtij grupi, austria mundi me rezultatin e thellë, 1 me 3, Suedinë, falë golave të Gregoritsch në minutën e 53’ dhe dopjetës së Arnautovic në minutat 56’ e 69’ të sfidës, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Emil Holm, në minutën e 90’ të sfidës.

Ndërkaq, në sfidat e fundit të mbrëmjes së sotme, ato të grupit J, Izraeli mundi Bjellorusinë, me rezultatin minimal, 1 me 0, falë golit të mesfushorit Gabi Kanchiowsky, në “frymën e fundit” të lojës e më konkretisht në minutën e 93’-të të sfidës. Ndërkaq, në përballjen tjetër të këtij grupi, “helvetët” e Zvicrës mundën Andorrën me rezultatin e thellë, 3 me 0, pas golave të Cedric Itten, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, në minutat 49’, 84’ e 93’ të sfidës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Grupi A

Spanjë 6 – 0 Qipro

Norvegji 2 – 1 Gjeorgji

Grupi F 

Belgjikë 5 – 0 Estoni

Suedi 1 – 3 Austri

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!