Kualifikueset e Katar 2022/ Spanjë-Kosovë jo vetëm futboll, në lojë edhe diplomacia

schedule12:18 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 12:18 - 8 Dhjetor, 2020

Përfaqësuesja e Kosovës njohu ditën e djeshme rivalët e saj për kualifikueset e Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në vitin 2022. Të besuarit e Bernard Challandes do të sfidojnë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Ajo që bie në sy në këtë grup është se nga ana dimplomatike, vetëm Suedia e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Sitatuatë më delikate është ajo me Spanjën. Këta të fundit kanë qenë gjithmonë kundër njohjes së Kosovës për shkak të ngjashmërisë që ka historia e tyre me Katalonjën. Megjithatë në prillin e këtij viti nisën dhe kontaktet e para mes qeverive, por Madridi vazhdon të mbështesë Serbinë në impulsin e saj.

 

Gjithsesi në futboll situata është më ndryshe, pasi edhe Athina dhe Tbilisi kanë lejuar që ekipet e tyre të garojnë me ato të Kosovës, edhe pse ende nuk e njohin si shtet. Kujtojmë që faza eliminatore do të startojë në 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojë në datën 16 nëntor 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!