Kualifikueset e Champions League/ Favoritët nuk zhgënjejnë, shkëlqejnë Ferencvaros, Malmo e Dynamo Kiev

schedule21:56 - 23 Korrik, 2024

schedule 21:56 - 23 Korrik, 2024

Jemi vetëm pak javë fillimit të sezonit të ri të UEFA Champions League, me klubet që kanë nisur këtë të martë fazën e dytë kualifikuese, të turneut më të rëndësishëm për klube, në “kontinentin e vjetër”.

Ashtu siç pritej nuk ka patur asnjë surprizë apo zhgënjim, me ekipet favorite që kanë bërë detyrën në sfidat respektive.

Kështu, fitore të mëdha u arritën që në dy sfidat e para me norvegjezët e Bodo/Glimt dhe polakët e Jagiellonia, që fituan sfidat e tyre me rezultatet e thella, 4 me 0 përballë letonëzëve të RFS dhe lituanezëve të Panevezys.

Fitore arritën edhe azerët e Qarabad, me skaudrën e Redon Xhixhës mundi 2 me 0 në transfertën skuadrën e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, ndërsa në sfidat e tjera të po së njëjtës orë APOEL Nicosia fitoi 1-0, ndaj Petrocub, ndërsa rumunët e Steau Bucuresti barazuan 1-1, me izraelitët e Maçabi Tel Aviv.

Me spektakël siguruan triumfin skuadrat e mëdha, Malmo, Dynamo Kiev e Ferencvaros, që fituan respektivisht 4-1, 6-2 dhe 5-0 përballë Klasvik, serbëve të Partizan Beograd dhe uellsianëve, të TNS.

Në krahun tjetër, danezët e Midtjylland fituan me rezultatin e pastarë, 3 me 0 ndaj andorrasve, të Santa Coloma, ndërsa Fenerbahce e Jose Mourinho fitoi me rezultatin e ngushtë, 4-2, transfertën zvicerane të Lugano falë tripletës së Edin Dzeko dhe golit të Ferdi Kadioglu. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!