Kualifikueset e Champions League/ Egnatia “peshkon” boshnjakët, Ballkanit të Ilir Dajës i “buzëqesh” fati

schedule14:30 - 18 Qershor, 2024

schedule 14:30 - 18 Qershor, 2024

Vetëm pak javë më parë, “Rrogozhinasit” e Egnatias siguruan titullin e parë kampion, në historinë e tyre, teksa në finalen e madhe, të “Final Four” mposhtën minimalisht, “Demat e Kuq”, të Partizanit, duke “rrëmbyer” trofeun më prestigjioz në Shqipëri, trofe, i cili i siguron edhe pjesëmarrjen në fazën kualifikuese të UEFA Champions League.

Kështu, mesditën e kësaj të marte është hedhur edhe shorti për raundin e parë të kualifikueseve të kompeticionit më madhor, për klube në Evropë, aty ku Egnatia do të marrë pjesë për herë të parë dhe duket se “fati i fillestarit” i ka ndihmuar, me “Rrogozhinasit”, që kanë “peshkuar” një ekip, i cili mund të konsiderohet i lehtë për t’u mundur, të paktën në letër.

Bëhet fjalë për skuadrën e Borac Banja Luka, të cilët arritën të fiton titullin kampion dhe pritet që me 9 korrik të ndeshen me “Rrogozhinasit” në sfidën e parë të kualifikueseve të Champions League. Në krahun tjetër, shorti i ka “buzëqeshur” edhe ekipeve të tjera shqiptare, me Ballkanin e Ilir Dajës që do të përballet me kampionen e Andorrës, Santa Coloma, Decici i Tuzit do të ndeshet me uellsianët e New Saints, ndërsa Struga do të ketë përballjen më të vështirë përballë sllovakëve të Slovan Bratislava. /i.m /abcnews.al

Shorti i UEFA:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!