Renova nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Tikves, por ky rezultat i mjaftoi ekipit shqiptar të kualifikohej në çerekfinalet e kupës së Maqedonisë së Veriut.
Blutë kishin fituar 0-2 ndeshjen e parë dhe bëhen ekipi i pestë shqiptar që avancon më tej pas Shkëndijës, Shkupit, Struga Trim&Lum dhe Labunishtës.
Tikves gjeti golin e avantazhit në pjesën e parë me anë të Ilieskit, por vendasit barazuan pesë minuta përpara fundit. Ilirid Ademi gjeti rrugën e rrjetës dhe vulosi kualifikimin e ekipit të tij.
Renova nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe renditet në vend të tetë më 14 pikë, teksa ndeshja e radhës është kundër Vardarit kryesues në transfertë. /abcnews.al
Renova – Tikves 1-1 (2-0)
(Ademi 85′ / Ilieski 22′)