Dallas dhe Miami janë dy skuadrat që plotësojnë gjysmëfinalet e play off në Konferencën e Perëndimit të NBA.
Maveriks triumfuan ndaj Sakramento me 14 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 106-120, falë paraqitjes më të mirë të Entoni Devis.
Ish qëndra e Los Angeles Lakers, të paktën për një mbrëmje bëri që tifozët e Dallas të harronin Luka Donçiç.
Me 27 pikë, ai ishte shënuesi më mirë për skuadrën e tij, ndërsa plotësoi rolin e si lider me 9 topa të kapur në tabelë dhe 1 asist, duke iu afruar shumë dy shifrave dopjo.
Pas Devis, një rol të rëndësishëm në suksesin e Maveriks kishte edhe Klei Tomson që shtoi 23 pikë të tjera për kualifikimin në gjysmëfinalet e Perëndimit.
Nga ana tjetër, për Sakramento Kings nuk mjaftoi DeMar DeRozan, që me 33 pikë ishte realizuesi më I mirë i ndeshjes.
Një mbrëmje të madhe jetuan edhe te Miami, me Heat që siguaruan biletën për në fazën tjetër pas fitores 90-109 në transfertën kundër Chicago Bulls.
Tajler Hirro ishte protagonist absolut në triumfin e skuadrës nga Florida.
Ai shënoi 38 pikë, kapi 5 topa në tabelë dhe dha 4 asist për shokët e ekipit, duke fituar me meritë çmimin MVP të ndeshjes.
Nuk qëndroi në hije as Uigins, ndërsa për Bulls nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer personale e Gidej./abcnews.al