Bayern Munich arriti të triumfonte mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal me rezultatin minimal 1-0, duke vazhduar kështu rrugëtimin e tyre në Champions League, në gjysmëfinalet e këtij turneu.
Krenari dhe kënaqësi maksimale për Thomas Tuchel pas përfundimit të sfidës për këtë triumf.
“Kjo fitore do të thotë shumë për mua. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Kush bën gabimin e parë dhe askush nuk donte ta bënte.
Në fund treguam kurajo, ku me punën ekipore ia arritëm të merrnim atë që donim”, është shprehur Tuchel./h.ll/abcnews.al