Kualifikimi i 28 kandidatëve të BKH, Soreca: BE vazhdon të mbështesë SPAK

schedule11:50 - 2 Prill, 2021

schedule 11:50 - 2 Prill, 2021

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur kualifikimin e 28 kandidatëve si hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një shënim në rrjetet sociale, Soreca u uron suksese kandidatëve që për ta nis edhe trajnimi i specializuar, ndërsa shton se BE vazhdon të mbështesë SPAK.

“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK,” shkruan ambasadori. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!