LSI në total në zgjedhjet e 25 Prillit mori 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër. Në Tiranë nëse kandidatët poshtë në listë nuk thyejnë hersin, në Kuvend do të shkojnë Monika Kryemadhi (nëse nuk merr mandatin e Fierit) dhe Erisa Xhixho.
Por si janë ndarë votat preferenciale mes kandidatëve të listës së LSI-së në Tiranë deri tani kur janë numëruar 26 / 1243 kuti votimi në total?
Listën e kryeson Floida Kërpaçi me 140 vota, e cila është e 7-ta në renditjen e kandidatëve. Kryemadhi ka marrë deri tani 51 vota, ndërsa Xhixho 6.
Me vetëbesim të plotë, vendosi që të ishte e fundit të listë, por vështirë se me këtë trend, jashtë parashikimeve, ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj do të thyejë hersin, pasi ka marrë vetëm 20 vota. Megjithatë përpara janë edhe shumë kuti.
Shprehja “Ku qëndron problemi këtu?” e përdorur nga ajo kur ishte në krye të Tatimeve gjatë mandatit të parë të Ramës u bë mjaft virale dhe thuajse të gjithë e personifikonin me këtë.
Mes kandidatëve të LSI-së në listën e Tiranës ka edhe nga ata që ende nuk e kanë bërë sefte./ db/ Abcnews.al