Ku ka si dollari?! Euro përtokë, paundi rimerr veten

schedule15:46 - 27 Shtator, 2022

schedule 15:46 - 27 Shtator, 2022

Monedha amerikane është vlerësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në raport me lekun, kjo nisur edhe nga rritja e normës bazë të interesit nga Rezerva Federale. Aktualisht, një dollar këmbehet me 120.93 lekë në tregun vendas sipas Bankës së Shqipërisë duke fituar ndjeshëm terren krahasuar me ditën e djeshme.

Sa i përket euros, ajo mbetet në nivelet më të ulta historike krahasuar me lekun. BSH bën me dije se sot, një euro u këmbye me 116.34 lekë duke patur një rritje të pakonsiderueshme krahasuar me një ditë më parë.

Me rritje sot është edhe paundi britanik, i cili ka kaluar mbi 130 lekë pas rënies së djeshme që pesoi dje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!