“Ku je o burrë shteti, o mret”, Basha pritet me entuziazëm në Elbasan: Do fitojmë

schedule17:00 - 7 Prill, 2021

schedule 17:00 - 7 Prill, 2021

Me dy gishtat lart, thirrje dhe brohoritje. Lulzim Basha është pritur me entuziazëm ditën e sotme në Elbasan. Qytetarët kanë mbushur bulevardin me thirrjet “Rama Ik” dhe “Basha kryeministër”. “Lulzim Basha, ku je o burrë shteti, hajde mret, mret”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve për liderin demokrat.

“Do të jem sot për të diskutuar me përfaqësuesit e arsimit shqiptar një plan, reformën e thellë arsimore, nuk ka vend më të përshtatshëm. Elbasani i dijes dhe kulturës. Ora e ndryshimit po afron, fitore” tha Basha në fjalën e tij./ Abcnews.al