Ku është aeroporti më i vogël në botë?

schedule21:56 - 14 Shtator, 2021

schedule 21:56 - 14 Shtator, 2021

Aeroporti më i vogël në botë do të jetë në Britani dhe do të presë dronë. Ky është një ndërtim që do të shënojë nga njëra anë epokën zero të ndotësve, nga ana tjetër normalizimin e transportit ajror në zonat urbane.

Aeroporti, i quajtur “Air-One”, pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe do të jetë një bashkëpunim midis Urban-Air Port, një kompani e specializuar në ndërtimin e mikro-aeroporteve me emetim zero, dhe Hyundai. Industria koreane e makinave mezi pret futjen e gjerë të taksive fluturuese në treg deri në vitin 2028.

Aeroporti do të vendoset në zonën më të madhe të Coventry. Dimensionet e tij do të jenë jashtëzakonisht të kufizuara. Qëllimi është që të jetë në gjendje të akomodojë automjete fluturuese dhe dronë.

“Urban-Air” pret të ndërtojë rreth 200 aeroporte të tjerë të vegjël në mbarë botën në pesë vitet e ardhshme, të cilat do të jenë me zero ndotje. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht në qytetet me probleme të rënda trafiku, qarkullimi i industrisë së linjave ajrore urbane parashikohet të arrijë në miliarda dollarë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!