Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

schedule07:36 - 3 Mars, 2021

schedule 07:36 - 3 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vijon në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti i kthjellët dominon vendet e Pellgut të Mesdheut, Europës Qëndrore dhe Veriore. NDERSA  vranësira të dendura dhe  rrebeshe shiu mbizotërojnë në  ishujt Britanikë. Herë pas here do ketë stuhi afat-shkurtra ere në këtë rajon. Gjithashtu në kushte atmosferike të paqëndrueshme paraqitet dhe Europa lindore.

Kosova

Republia e Kososvës do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit NDERSA vranësira të lehta MBETEN në zonat veriore dhe juglindore.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime në territorin e MV. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shfaqen fillimisht në zonat lindore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri mëngjesin e ditës së enjte.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!