Policia rrugore ka publikuar grafikën e rrugëve që kanë vështirësi në qarkullim për shkak të fluksit të shumtë të makinave si pasojë e kthimit të pushuesve nga zonat bregdetare.
Në njoftim thuhet se shërbimet e Policisë rrugore janë vendosur në pikat kyçe për të parandaluar parakalimet e gabuara.
“Prej orës 16:00, ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, konkretisht:
Ka filluar fluksi i daljes nga Rëna e Hedhun, Shengjini dhe Talja, lëvizja e rrjedhshme pa bllokime deri tani;
Ka filluar kthimi i mjeteve nga Himara – Radhima – Vlorë, pa probleme. Trafiku është shtuar, levizja e automjeteve është pa ndërprerje;
Ka filluar fluksi i mjeteve në dalje, nga Gjiri i Lalzit drejt mbikalimit të Maminasit, për momentin levizja është e rrjedhshme;
Fluks në kthim nga Spilleja, si dhe rruga dytësore në Plepa, Durrës;
Hyrja për në Tiranë deri tani nuk ka probleme.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe në këto akse dhe segmente si dhe jane shtuar shërbimet në lëvizje, për të parandaluar parakalimet e gabuara.
Telefononi 112 për çdo shkelje”, përfundon njoftimi./abcnews.al