Ktheu pyllin në parcelë kanabisi, arrestohet “pronari” në Mat, nën hetim kryeplaku

schedule12:15 - 14 Gusht, 2022

schedule 12:15 - 14 Gusht, 2022

Një person që dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në një pjesë të pyllëzuar të Matit është arrestuar nga policia

Nën hetim është vënë kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Klos për veprën penale “Shpërdorim detyre.”

“’Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: H. E., banues në Klos. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. E, me detyrë kryetar i fshatit Gurrë e Vogël, Klos”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gurrë e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa bimë të dyshuar narkotike canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi i arrestuar është autorë i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/