Kthesë e fortë? Gazetarja greke: Dy dëshmi të forta për vrasjen e Carolines

schedule21:03 - 22 Tetor, 2021

schedule 21:03 - 22 Tetor, 2021

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se zbulimet e fundit për rastin që tronditi vendin fqinj, vrasjen e Carolines nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në Glyka Nera e rikthejnë sërish çështjen në qendër të vëmendjes.

Ne kemi nxjerrë në dritë fakte të reja për vrasjen në Glyka Nera. Kemi dy dëshmi të rëndësishme, të cilat na hapin një rrugë të re për të ndjekur dhe po përballemi me një zbulim për pilotin pak ditë para vrasjes së gruas së tij të re, Carolina” tha gazetarja greke Angeliki Nikolouli.

Në lidhje me faktin nëse e kishte kuptuar që në momentin e parë që vrasësi ishte Babis Anagnostopoulos, ajo u shpreh se “çështja është që ju të bëni kërkimet tuaja dhe nëse mund të jepni diçka më shumë. Hetuesi mund ta ketë përfunduar të tijën, por ne nga ana gazetareske vazhdojmë.

Siç e kuptoni, nuk mund të them më shumë sepse çështja është delikate. Pjesën tjetër për këtë rast do ta tregojmë” tha ajo për emisionin që do të transmetohet sonte në 23:20./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!