“Kthesa” e PD në minutat e fundit, zbardhet mesazhi i Rushajt për votimin e borxhit 700 milionë Euro

schedule14:14 - 30 Tetor, 2021

schedule 14:14 - 30 Tetor, 2021

Nga Erneta Shevroja

Ndërsa në deklaratat publike, demokratët pozicioheshin fortë kundër marrjes 700 milionë euro përmes Eurobonit, duke e quajtur të panevojshëm, në praktik PD zyrtare ka vepruar ndryshe.

Euurobondi 700 milionë eurosh u mirtua këtë të enjte në parlament, ndërsa për dy javë u diskutua nëpër komisione parlamentare, ku demokratët e kritikuan dhe argumentuan kundër.

Por për votimin final në Parlament, PD ka pasur një dyzim mesa duket se si duhet të veprone. Kjo zbulohet nga një sms që kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Alfred Rushaj ua çoi deputetëve, në prag të votimit.

Fillmisht, Rushaj i ka orientuar deputetët demokratë që të bashkojnë votat me PS-në dhe të votojnë pro Eurobondit.

Pas 10 minutash është bërë një saktësim. Rushaj urdhëron deputetët që të abstenojnë në votimin final, siç kanë vepruar më pas shumica e deputetëve të PD-së.

Eurobondi të enjten u votua me 78 vota pro të PS dhe PSD-së. Kanë abstenuar 36 deputetë, që janë nga radhët e PD-së. Nga ulëset e demokratëve janë bërë dhe kanë 4 kundër, që i përkasin Gazmend Bardhit, Agron Gjekmarkajt, Bujar Leskajt dhe Jorida Tabakut.

Mesazhin e dytë të drejtuesit të dytë duket se nuk e ka parë vetëm nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Korina Koti, që ka bashkuar votën e saj borxhit 700 milionë euro.

Ndryshe nga deklaratat, PD ka vepruar ndryshe dhe për kredinë 70 milionë euro të OSHEE-së, ku sërish demokratët nuk janë shprehur kundër por u është kërkuar të abstenojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!