Milan arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e kaluar në “San Siro” 1-0 kundër SPAL-it. Stefano Pioli siguroi fitoren e parë nën drejtimin e kuqezinjve falë ‘magjisë’ nga ana e Susos. Në kampin milanez të gjithë janë të lehtësuar siç tregon dhe braziliani Paqueta pas ndeshjes.
“Jemi shumë të lumtur për 3 pikët. Po kalonim një moment negativ dhe shpresoj që kjo fitore të jetë momenti i kthesës për ne.”- deklaron Paqueta për “Sky Sport Italia”. “Jam shumë i lumtur për Suson. Ai është një lojtar i madh dhe goli i tij na dha shumë besim. Duhet të vazhdojmë të fitojmë për tu rikthyer aty ku e kemi vendin.”- mbyll 22-vjeçari.
Lucas Paqueta mbërriti në Milano në janarin e këtij vitit pasi u transferua nga brazilianët e Flamengos. Mesfushori me tipare sulmuese është aktivizuar në 20 ndeshje ku ka shënuar dhe 1 gol. Ai ishte pjesë e kombëtares së Brazilit këtë verë ku fitoi dhe Copa America me ‘Selecaon’. /abcnews.al