Nuk ishte aspak dita e larjes së llogarive.
Gjithsesi, kampioni në fuqi i Turit të Francës e ndau mendjen se kjo do të ishte etapa kur ai do t’u tregonte rivalëve se kush komandon.
Tadej Pogaçar papritur doli nga hija dhe u bë protagonist absolut në segmentin e katërt të Klasikes më të madhe të botës, duke arritur një sukses të dyfishtë.
Çiklisti nga Sllovenia fillimisht fitoi ngjitjen në maloren e fundit, rreth pesë kilometra përpara finishit, duke lënë prapa pikërisht rivalin e tij kryesor, Jonas Vingegard.
Njëzetegjashtëvjeçari shpërtheu 300 metra pranë majës dhe vetëm danezi mundi ta ndiqte, por jo deri në fund. Më pas, I ndihmuar nga skuadra UAE, Pogaçar nisi sprintin e fundit, gjithashtu në një ngjitje, por më të butë.
Kjo i shkoi përshtat tri herë fituesit të Turit, duke lënë pas kryesuesin Matjë Van der Pul dhe Vingegardin.
Numri 1 i çiklizmit botëror numëron 18 etapa të fituara në Francë, nivel shumë I lartë për 26 vite jetë, por ende prapa britanikut Kavendish që ka 35 dhe mban rekordin, si dhe belgut Edi Merks që ka fituar 34.
Pas katër etapave, Fanelën e Verdhë e mban sërish Van der Pul, me kohë të njëjtë me Pogaçarin, ndërsa Vingegard është 8 sekonda prapa./abcnews.al

