Lezha është përfshirë nga një trafik i rënduar, pasditen e kësaj të diele.
Trafiku ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të pushuesve të cilët kanë zgjedhur Shëngjinin dhe Talen për të kaluar të nxehtin e kësaj fundjave.
Por siç rëndom ndodh çdo sezon turistik, pushuesit në kthim përballen me trafik të rënduar e radhë të gjata pritjeje deri sa dalin në Rrugën e Kombit.
/abcnews.al/