Paulo Dybala vazhdon të punojë fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë. Argjentinasi i Juventusit po vuan për shkak të një dëmtimi të pësuar në ligamentin në duelin e 11 janarit kundër Sassuolos.
Rikthimi i tij në dispozicion të Andrea Pirlos po vonon, por Dybala ka qetësuar tifozët me anë të një postimi në “Instagram”. “Rikthehem shpejt”, shkruan fantazisti i kampionëve të Italisë, i cili po kryen fizioterapi dhe vijon të punojë në palestër.
Objektivi i madh është të jetë gati për duelin e kthimit të raundit të 1/8-ve në Champions League kundër Portos. Sfida e parë e luajtur në Portugali, përfundoi 2-1 për Porton, ndërsa më 9 mars Juventusi do të tentojë kualifikimin në çerekfinale. /abcnews.al