Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kryqtarët” kërkojnë fitoren historike, publikohen formacionet e sfidës Gjeorgji-Çeki

schedule13:56 - 22 Qershor, 2024

schedule 13:56 - 22 Qershor, 2024

Është aventura e tyre evropiane dhe nuk do të kishte më bukur sesa ta kurorëzonin me një fitore të madhe. Pas humbjes ndaj Turqisë, “Kryqtarët” e Gjeorgjisë tashmë kanë shansin e radhës, për arritjen e madhe në një turne madhor futbollistik, teksa në orën 15:00 do të ndeshen në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, me Çekinë, në sfidën e tyre të dytë, në Grupin E.

Sa i përket formacioneve tekniku Willy Sagnol i ka pozicionuar lojtarët e tij në fushë me formulën 3-4-3, ku në portë është vendosur Mamardashvili e para tij në mbrojtje Kverkvelia, Kashia e Dvali. Në krahët e mesfushës janë Kakabadze e Tsitaishvili, me qendrën që mbulohet nga Kochorashvili e Mekvabishvili, ndërsa “tridenti’ i sulmit plotësohet nga Kvicha Kvaratskhelia, Mikautadze e Davitashvili.

Ndërkaq, në krahun tjetër, tekniku Ivan Hasek ka përdorur rreshtimin 3-5-2, për skuadrën e tij, me portën që mbrohet nga Stanek e para tij në mbrojtje janë Krejci, Hranac e Holes. Në krahët e mesfushës qëndrojnë Coufal e Jurasek, me qendrën që mbulohet nga Cerny, Soucek e Provod. Ndërkaq, në sulm janë vendosur Patrik Schick e Adam Hlozek. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!