Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryhet me sukses kranioplastika e parë/ Rama: Në Spitalin Memorial të Fierit, te një pacient 75-vjeçar

schedule10:04 - 28 Korrik, 2025

schedule 10:04 - 28 Korrik, 2025

Në Spitalin Memorial të Fierit u realizua me sukses kranioplastika e parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru.

“Në Spitalin Memorial, Fier, u realizua me sukses kranioplastika e parë, një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru. Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore
Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!