Me kombëtaren shqiptare ka luajtur fare pak.
Anis Mehmeti fanelën kuqezi e veshi vetëm 58 minuta në tri ndeshje eliminatore të Euro 2024, dhe në Angli gjithashtu dyshimet ishin gjithmonë të shumta për të.
Sidoqoftë, duket se ky 23-vjeçar me këmbë të lindura për futbollin po krijon më në fund historinë e tij.
Djaloshi shqiptar I lindur në Londër ishte në një planet tjetër në fitoren 4-0 që Bristol Siti arriti ndaj Plimuthit në Championship, pra në kategorinë e dytë angleze.
Ai shënoi dy gola, ndërsa fillimisht shërbeu asist në mënyrë të pavullnetshme, për një përballje që u zgjidh vetëm në pjesën e dytë.
Agjencia e statistikave “sofaskor” I dha notën e jashtëzakonshme 9.8, vetëm dy të dhjetat poshtë 10-ës absolute.
Një shpërblim I merituar për një lojtar që ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 1 asist në 17 ndeshje në një kampionat tepër të fortë, që ndiqet mesatarisht nga mbi 21 600 tifozë për ndeshje, thuajse aq sa Liga e Parë e Francës, dhe vetëm pak më poshtë se La Liga e Spanjës.
Sidoqoftë, Mehmeti nuk kishte bindur plotësisht në këtë skenë të mdhe.
Siç shkruajnë mediat sportive në Angli, talenti 23-vjeçar shqiptar është lojtari që krijon më shumë dyzime tek tifozët.
Tepër I talentuar, elegant, me përdorim topi të shkëlqyer, me gjuajtje të bukur, por edhe me gabime në krosime dhe me shumë ulje-ngritje.
Sidoqoftë, vlerësimi përfundimtar është se këtë sezon po shihet një tjetër Anis Mehmeti, që ka 6 gola në 17 ndeshje, ndërsa vjet pati 4 në 38.
Jo më kot, katër rrjeta I ka në pesë sfidat e fundit. /abcnews.al