Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndet kampionin tonë olimpik në mundje, Chermen Valiev.
Me një postim në Facebook, Spiropali theksoi se triumfi në Olimpiadën “Paris 2024” është historike për sportin shqiptar.
“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar! Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”