Bashkimi Europian edhe Ballkani Perendimor po afrojne ekonomine edhe tregjet e tyre përmes planit të rritjes prej 6 mld eurosh per rajonin.
Nga Maqedonia e Veriut, me homologun e saj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, krahas marrëdhënieve mes dy vendeve theksoi rëndësinë e përmbushjes së detyrave, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.
“E keqardhur që Maqedonia e Veriut nuk ka plotësuar angazhimin e ndërmarrë për ndryshimet kushtetuese. Ato jane pare gjeresisht ketu edhe me gjere si sakrifica e duhur me shperblimin e merituar te munguar”.
Për shkak të mosmarrëveshjeve me Sofjen, Maqedonia e Veriut ende nuk ka nisur bisedimet me ndërkombëtarët për kapitujt. Konferenca e pare e Shkupit në 2022 u vlerësua si politike pasi bisedimet për kapitujt nuk mund të nisin pa miratimin e ndryshimeve kushtetues
Por, brenda këtij viti Shqipëria do të zhvillojë konferencën e dytë ndërqeveritare me BE. Rrugëtimi i vendit tonë vijon i ndarë nga vendi fqinj.
“Të forcojmë bashkëpunimin në fushën ekonomike, për që limine të përbashkët”.
Në axhendën e diskutimeve këtë të hënë janë edhe Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferri. Po ashtu edhe me Kryeministrin Mickovski. Kryetari i “Aleanca për Shqiptarët”, Arben Taravari, i mbështetur nga Albin Kurti nuk është pjesë e takimeve. Ai ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Spiropali nuk do të ketë pjesë të takimeve as përgaqësues të tjerë të qeverisë në Maqedoninë e Veriut.