Kryetarja e KPA-së takim me Yuri Kim: Mbështetje e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit

schedule18:48 - 13 Tetor, 2020

schedule 18:48 - 13 Tetor, 2020

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla, priti në ambientet e Kolegjit ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT në Shqipëri Michelle Lakomy.

Në këtë takim kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, njohu ambasadoren procesin e rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues.

Po ashtu,fokus në këtë takim ishin edhe përgatitjet e Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë, që kjo gjykatë pritet të ketë me fillimin e funksionimit të plotë të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vendimmarrjet përkatëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fokus i veçantë gjatë takimit, iu dha edhe kërkesave dhe shqetësimeve të gjyqtarëve, sa i përket funksionalitetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vijueshmërisë normale të procesit të rivlerësimit, duke garantuar pavarësinë në vendimmarrjen e Kolegjit.

Shtylla i konsideroi të domosdoshme për ecurinë e procesit të “Vetting-ut”, vazhdimin e mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vëmendjen e posaçme të tyre për suksesin e procesit të rivlerësimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!