Kryetari KLP-së takohet me prokuroren speciale kroate

schedule12:22 - 6 Shkurt, 2019

schedule 12:22 - 6 Shkurt, 2019

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, priti sot prokuroren speciale të USKOK, Tamar Laptosh. Gjatë takimit me prokuroren speciale kroate, kreu i KLP-së Ibrahimi vlerësoi praktikën në Kroaci dhe vende të tjera si pikë referimi për funksionimin e institutioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas tij, ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion sipas standardeve ndërkombëtare është prioritet i institucionit që drejton. Nga ana e saj, prokurorja speciale e USKOK, Laptosh tha se procesi i përzgjedhjes cilësore së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është themeli i paanëshmërisë dhe integritetit në sistemin e drejtësisë. Ndërsa propozoi që SPAK të mbështesë punën mbi procese pro aktive./abcnews.al