Kryetari i OSBE-së në Shqipëri takon Ramën dhe Metën: Mbështesim proceset demokratike

schedule20:40 - 17 Nëntor, 2020

schedule 20:40 - 17 Nëntor, 2020

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar ditën e sotme takime me Kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Ilir Meta ku është folur për proceset demokratike dhe bashkëpunimi me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median.

Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare e OSBE-së në Shqipëri.  Vincenzo Del Monaco thotë se është shumë i lumtur që ndodhet në vendin tonë për t’i shërbyer OSBE-së.

“Jam shumë  i lumtur të jem në Shqipëri dhe të shërbej për OSBE-në në vend duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median”, shprehet ai./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!