Kryetari i KZAZ Belsh: Procesi vijon normalisht në 40 qendra, vonesa në votimin elektronik

schedule15:34 - 25 Prill, 2021

schedule 15:34 - 25 Prill, 2021

Sokol Tafani, kryetari i KZAZ në Belsh ka deklaruar në një lidhje me gazetarin e ABC Aldo Kozarja se në të 40 qendrat e votimit të kësaj KZAZ procesi ka vijuar normalisht. Ai tha se ka pasur disa vonesa të papërfillshme në votimin elektronik për shkak të mungesës së trajnimit të operatorëve.

“Bëjmë një resume që nga fillimi. Në mëngjes në 40 qendrat e votimit kemi pasur fillimin e procesit të votimit. Deri tani kemi pjesëmarrje të madhe. Diferenca mes zgjedhjeve të 25 Prillit dhe atyre të vitit 2017 pritet të jetë e madhe sa I takon pjesëmarrjes.

Aktualisht votohet në të gjitha qendrat e votimit me pajisjen e votimit elektronik. Ka pasur problematika për shkak se trajnimi i operatorëve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Vonesat kanë qenë të papërfillshme. Vonesat kanë qenë jo më shumë se 5 deri në 10 minuta në çdo qendër votimi”, deklaron Tafani./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!