Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetari i Kuvendit Peleshi takim me Ambasadorin britanik/ Fokus, partneriteti mes dy vendeve

schedule12:01 - 25 Shtator, 2025

schedule 12:01 - 25 Shtator, 2025

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z.Nicholas Abbott. Biseda u fokusua në partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik.

Kryeparlamentari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse. Ai nënvizoi se kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për të forcuar vlerat demokratike dhe për të avancuar reformat që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të dy palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha me interes të përbashkët dhe të rolit të Kuvendit si institucioni qendror ku marrin formë reformat kyçe për të ardhmen e vendit.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!