Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, në Maqedoninë e Veriut konfirmohet pozitiv me Covid 19.
Ky është rasti i tretë i konfirmuar me Covid në komunë. Lajmin e ka bërë të ditur vete Micevski përmes një postimi në Facebook.
“Miq të nderuar, familjarë dhe bashkëqytetarë. Ju informoj se pas paraqitjes së rastit të dytë pozitiv të Covid-19 nga radhët e administratës komunale, dje me iniciativën time e bëra testin i cili doli pozitiv.
Për këtë arsye gjatë periudhës së ardhshme do të tërhiqem në izolim shtëpiak. Në të njëjtën kohë të gjithë të punësuarit nga sot deri më nëntë shtator do të lirohen nga obligimet e punës, ndërsa komuna nuk do të punojë përveç për raste urgjente dhe të paanulueshme”, shkruan ai.
Ndërkohë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve kompetente./abcnews.al