Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetari i “FRPD”-së Shkodër i bashkohet “Foltores”: Do të dalim më të fortë

schedule18:55 - 30 Shtator, 2021

schedule 18:55 - 30 Shtator, 2021

Sali Berisha nesër në mbrëmje do të jetë në Shkodër, bastioni tradicional i Partisë Demokratike për të zhvilluar “Foltoren” e radhës që ka për qëllim bindjen e simpatizantëve për mbledhjen e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës, që e përjashtoi nga grupi parlamentar.

E ndërsa nuk dihet nëse krah tij do të jenë deputetët aktualë dhe drejtuesi i degës, kryetari i FRPD-së Shkodër, Arvit Bushati ka paralajmëruar se do të jetë në takim. “Nesër në orën 18:00 do jem në “Foltoren për Partinë Demokratike” që zhvillohet në Kinema Millenium. Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën” shkruan ai.

Sali Berisha ka vendosur që t’i propozojë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndryshime statutore duke përfshirë në statut organizimin e referendumeve, ku synimi është referendumi i parë; rrëzimi i vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij dhe rrjedhimisht, largimin e kreut të PD nga drejtimi i partisë. Në këtë Kuvend, Berisha kërkon të ndryshojë edhe aksionin politik të Partisë Demokratike, duke përcaktuar një aksion të ri që do të synojë sipas tij rikthimin e demokratëve në pushtet./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!