Kryetari i Borispilit u bën thirrje banorëve të largohen nga qyteti

schedule11:42 - 22 Mars, 2022

schedule 11:42 - 22 Mars, 2022

Kryetari i Borispilit, Volodymyr Borysenko, qytet afër Aeroportit Ndërkombëtar të Borispilit, u ka thënë banorëve që të evakuohen nga qyteti, teksa afrohen forcat ruse.

Borysenko ka thënë përmes një video-adresimi në Facebook se “nuk ka nevojë që të qëndroni në qytet pasi ka luftime në zonat përreth”.

“U bëj thirrje civilëve që të jenë të mençur, të thërrasin qendrat e thirrjeve dhe të largohen sa më shpejt”, ka thënë ai përmes një adresimi.

Më 22 mars, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se trupat ukrainase kanë larguar forcat ruse nga zona veriperëndimore e Kievit, pas një beteje të ashpër.

Trupat ruse duket se po tentojnë të rrethojnë Kievin, teksa ngadalë i afrohen qendrës së qytetit.

Aeroporti Ndërkombëtar Borispil, është më i madhi në Ukrainë dhe gjendet 29 kilometra në lindje të Kievit./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!