Kryetarët e komunave italiane fikin dritat, protestë ndaj qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë

schedule14:56 - 10 Shkurt, 2022

schedule 14:56 - 10 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e sotme në orën 22:00, kryetarët e komunave italiane do të fikin për pak minuta prozhektorët që ndriçojnë monumentet dhe ndërtesat publike të qyteteve të tyre. Në këtë mënyrë ata duan të protestojnë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë.

Kryetari  i Firences, Dario Nardella, shpjegoi se “ në qytetin e tij, kjo rritje parashikohet të shkaktojë shpenzime shtesë me 10 milionë euro. Që do të thotë se “për të paguar këtë shumë, ndoshta do të duhet të reduktohet mbështetja sociale që u jepet kategorive në nevojë të qytetarëve”.

Kryekomunarët italianë kërkojnë ndihmë urgjente nga qeveria e Mario Draghit, e cila po përgatitet të prezantojë masa të reja në ndihmë të qytetarëve, bizneseve, por edhe pushtetit vendor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!