Kryesuesit vazhdojnë “marshimin”, Llapi e Ballkani sigurojnë fitoret e radhës

schedule19:33 - 27 Shtator, 2023

schedule 19:33 - 27 Shtator, 2023

Llapi, Ballkani dhe Gjilani kanë vazhduar ecurinë pozitive dhe në javën e 7-të të kampionatin e futbollit të Kosovë, me të 3 ekipet që kanë arritur triumfer respektivisht ndaj Malishevës, Fushë Kosovës e Lisirsë së Prizrenit.

Llapi arriti një fitore të madhe 2-3 në transfertë kundër Malishevës, duke arritur kështu suksesin e tretë radhazi dhe aktualisht ndodhen vendin e parë bashkë me Ballkanin.

Aldrit Oshafi shënoi në pjesën e parë, duke kaluar vendasit në avantazh. Malisheva e nisi mirë edhe fraksionin e dytë, duke gjetur golin me Etnik Brrutin, mirëpo Llapi nuk u dorëzua dhe pasi shkurtoi rezultatin me anë të Muhamet Hysenit, përmbysi gjithçka në fund falë realizimeve të Ahmed Januzi dhe golit të dytë personal të Hysenit, duke siguruar kështu 3 pikët.

Në krahun tjetër, “dardanët” e Ilir Dajës, Ballkani fituan me rezultatin 0-2 në transfertën e Fushë Kosovës, teksa gjithçka u zgjidh brenda 45 minutave të para, pas golave të Tolajt dhe kapitenit, Edvin Kuç.

Ndërkaq, skudra e Gjilanit arriti një fitore minimale, me rezultatin 1 me 0 kundër Lirisë së Prizrenit, me kroatin Edi Basa, i cili u tregua i saktë nga pika e 11 metrave, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!