Në Kosovë nuk ende asnjë datë për rifillimin e stërvitjeve apo të kampionateve të futbollit. Kryesuesit e Ballkanit, të cilët po zhvillon një sezon fantastik. Klubi dardan ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale.
Djemtë e Ismet Munishit, kanë respektuar rregullat e vendosura dhe nuk janë kthyer akoma në stërvitje, veprim që është bërë nga skuadra të ndryshme të IPKO Superligës. Diçka e tillë nuk është e ndershme dhe ka krijuar shqetësim te klubi nga Suhareka.
“Klubi i Ballkanit është tejet i shqetësuar me veprimet e disa klubeve të Superligës, të cilat kanë filluar grumbullimet dhe janë stërvitur me të gjithë futbollistët, ani pse aktivitetet sportive janë pezulluar që nga 13 marsi! Fati i kampionatit tonë ende nuk dihet, ende nuk është caktuar data për stërvitje në grupe, ashtu siç nuk është caktuar as data rifillimit të kampionatit.
Kërkojmë nga FFK dhe organet tjera përgjegjëse t’i ndalojnë këto veprime të klubeve, të cilat kanë thyer të gjitha rregullat e institucioneve vendore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo nuk është as korrekte ndaj klubeve tjera po ashtu edhe ndaj klubit tonë, që ka respektuar çdo vendim të FFK-së.
Në rast se merret vendim për fillimin e kampionatit, apelojmë tek organet shteterore dhe FFK që të kemi kohë, minimum 3 ose 4 javë, për përgatitje në mënyrë që ta mbrojme shëndetin e futbollistëve dhe deri diku te përgatitemi si rivalet tanë te cilët paskan punuar gjatë gjithë kohës.
Po ashtu theksojmë se tani testet për Covid-19, janë të domosdoshme duke parë qe disa klube i kanë shkelur rregullat në menyrë drastike. Nuk jemi të sigurt nëse ata lojtarë apo klube të futbollit nuk janë prekur me virusin në fjalë!”, lexohet në komunikatën e kryesuesve të IPKO Superligës së Kosovës. /abcnews.al