Kryesia e Kuvendit “ngjyroset” blu me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin

schedule20:19 - 1 Prill, 2021

schedule 20:19 - 1 Prill, 2021

Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar traditën e mbështetjes së iniciativës “Ndriçimi Blu”,  me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin.

Me rastin e 2 prillit, Kuvendi i Shqipërisë edhe këtë vit do të mbështesë iniciativën për “Ndriçimin Blu” të fasadës së godinës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo fushatë ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku ndërtesat historike, kulturore dhe institucione të rëndësishme shtetërore ndriçohen me ngjyrën blu, në shenjë solidarizimi për çrregullimin e spektrit të autizimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!