Kryesia e PD mblidhet te Kuvendi pas përplasjeve, Pampuri zbulon vendimet që u morën

schedule11:17 - 6 Maj, 2022

schedule 11:17 - 6 Maj, 2022

Oriola Pampuri në cilësinë e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së ka përcaktuar agjendën e grupit të përkrahësve të Enkelejd Alibeajt.

Pampuri njofton se agjenda është përcaktuar ditën e sotme në një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas saj, Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 ndërsa kujtoi se të hënën do të jetë mbledhja jashtë radhe.

Mbledhja e Kryesisë së grupit të PD në ambientet e Kuvendit vjen pas përplasjeve të një dite më parë. Deputetët e “Rithemelimit” bojkotuan mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, pasi nuk e njohin këtë të fundit si kryetar, duke qenë se e shkarkuan në Kuvendin e 30 prillit.

Njoftimi i Oriola Pampurit:

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

  1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
  2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!