Yevgenia Albats, kryeredaktore e revistës The New Times, është larguar nga Rusia mes goditjes së vazhdueshme ndaj mediave të pavarura në vend.
Albats tha gjatë një transmetimi në kanalin e saj në YouTube më 5 shtator se ajo tani do të japë mësim në një universitet në Nju Jork.
“Pse e mora më në fund këtë vendim [për t’u larguar nga Rusia]? Do t’ju tregoj: sepse kisha tashmë katër çështje administrative kundër meje, më etiketuan si “agjente e huaj” dhe mu bë e qartë se do të më arrestonin brenda tri ose katër javëve”, tha ajo.
Albats tha se ajo diskutoi vendimin për t’u larguar nga Rusia me politikanin opozitar të burgosur, Aleksei Navalny, i cili, siç tha ajo, e mbështeti në këtë ide.
Që kur Rusia filloi pushtimin e saj të vazhdueshëm të paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit, Albats u urdhërua të paguante gjoba të larta dy herë, për mbulimin e pavarur të të luftës, të cilën gjykatat e quajtën shpërndarje të informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë.
Shumë gazetarë, aktivistë, politikanë dhe njerëz të tjerë janë larguar nga Rusia për në vende të tjera që kur Rusia filloi agresionin në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. /Rel