Fashion editor Santana Çomora ka folur për tendencat më të reja të modës për sezonin e vjeshtës.
E ftuar në Abc e Mëngjesit, ajo ka treguar se ngjyrat më të spikatura janë bezhë, blu dhe bordo.
“Tendecat janë ngjyrat bordo, e cila lidhet me ngjyrën e verës, bluja disa herë kombinuar me të zezën të krijon tonalitet chic. Kemi bezhën, e cila është neutrale, diskrete dhe ka mundësi që brenda te bezha të kombinohesh me të gjitha ngjyrat më të forta. Këto janë nghyrat deri diku dominante”, tha ajo.
Më tej Santana ka deklaruar se në këtë periudhë të rëndësishëm janë aksesorët.
“Një nga tendencat e reja është edhe rripat si të hodhë, edhe të trashë, psh. të vëna mbi xhaketë. Në këto moment e rëndësishme është të luash me aksesorët”.
Sakaq, ajo tregoi se personazhi gjithmonë avangard i modës në Shqipëri nga meshkujt është Niko Komani dhe nga vajzat Jona Hadëri.
“Niko Komani në pjesën e meshkujve guxon, e kemi në të gjitha llojet e stileve, në klasiken po dominon pjesa sportive e tij. Te pjesa e vajzave mund të përmend e kam shumë qejf, Jona Hadëri. Ajo ka british style, ka një stil të vetin. Ajo që mua më pëlqen është të mos t’i afrohesh tendencave të momentit, stilit”, përfundoi Çomora. l.k/abcnews.al