Ka plasur ironia në rrjetet sociale mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, para derbit të kryeqytetit që luhet ditën e premte. Klubi i Tiranës njoftoi dje se i ftuar speciale për të përformuar në Air Albania para fillimit të sfidës, do të ishte reperi kosovar, Majk.
Menjëherë, kanë reaguar Ultrasit Guerrils të Partizani. Tifo-Grupi i Kuq, i ka bërë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në stadium, ndërsa të tjerët, të ndjekin koncertin e Refikut.
“Të premten, ora 19:00 të gjithë në “Qemal Stafa”. Ne, Kryeqyteti i Ultrasve! Të tjerët për koncertin e Refikut…”, ironizuan ‘Ultrasit Guerrils’./abcnews.al