Ju prezantojmë 20 metropolet financiare që mbajnë skeptrin në sipërmarrjen, infrastrukturën dhe zhvillimin e sektorit financiar.
Konsulenca ekonomike Z/Yen analizon çdo vit dhjetëra qytete në mbarë botën dhe i rendit ato sipas performancës së tyre në fusha të tilla si: mjedisi i biznesit, zhvillimi i sektorit financiar, infrastruktura, kapitali njerëzor, reputacioni dhe faktorë të tjerë.
Rezultati i renditjes është Indeksi Global Financiar i Qyteteve i cili kap si fuqinë ashtu edhe tendencat për ndryshim në ekonominë globale. Shtatë nga 20 qytetet më të mira janë në Azi, pesë në Evropë dhe tetë në Amerikën e Veriut.
Por kush e ka kontrollin?
- Doha
Kryeqyteti i Katarit u ngrit dy vende në krahasim me vitin e kaluar, ai është qendra e dytë më e rëndësishme ekonomike në Lindjen e Mesme.
- Frankfurt
Edhe pse Banka Qendrore Evropiane është e vendosur atje, qyteti humbi tre vende në renditje këtë vit.
- Montreal
Këtë vit ai hyn në top 20, qyteti i tretë më i rëndësishëm në Kanada si qendër financiare.
- Luksemburgu
Shteti i vogël evropian me gjurmë të mëdha ekonomike.
- Shanghai
Kapitali financiar i Kinës është personifikimi i përparimit të vendit.
- Vankuver
Humb një vend, mbetet qyteti i dytë më i rëndësishëm kanadez.
- Riad
Kryeqyteti saudit u ngrit shtatë vende ndërsa përgatitet të hapë dyert për investitorët e huaj.
- Gjenevë
Qendra e tretë më e rëndësishme ekonomike evropiane dhe e dyta zvicerane.
- Uashington
Ai mbetet i lartë, edhe pse jashtë dhjetëshes së parë këtë vit.
- Toronto
Në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, qyteti më i rëndësishëm në Amerikën e Veriut jashtë SHBA-së.
- Boston
Ka rënë pak në krahasim me vitin e kaluar, por mbetet në dhjetëshen e parë.
- Çikago
Tre vende më lart se vitin e kaluar.
- San Francisko
Qyteti i dytë më i madh në SHBA me një prani të fortë në sektorin e teknologjisë, por tre vende në rënie këtë vit.
- Seul
Ajo vazhdon të rritet ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme midis qyteteve në Azi dhe në botë.
- Zyrih
“Kryeqyteti bankar” i Evropës.
- Tokio
Infrastrukturat e shkëlqyera i japin një notë dhe pozicion të lartë qytetit, pavarësisht performancës jo dhe aq të mirë të vendit.
- Singapor
Ajo ka mjedisin e dytë më të mirë të biznesit në të gjithë Azinë.
- Hong Kongu
Qyteti aziatik më i zhvilluar për t’u patur zili. Mjedis i shkëlqyer ekonomik dhe portë për në Kinë.
- Londër
Nr. 1 në përgjithësi deri vitin e kaluar, megjithatë është ende lider në zhvillimin e sektorit ekonomik dhe infrastrukturës.
- Nju Jork
Qendra financiare e botës për të dytin vit radhazi.l.k/abcnews.al