Kryeqytetasit dalin masivisht në votime, KQZ: Deri në orën 15:00 në Tiranë kanë votuar 43.7 %

schedule15:59 - 25 Prill, 2021

schedule 15:59 - 25 Prill, 2021

Kryeqytetasit kanë dalë masivisht në zgjedhjet e kësaj të diele, ku pritet që të zgjidhet qeveria e re për katër vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga KQZ në rang qarku në Tiranë kanë marrë pjesë 42.37 %, ndërsa vetëm për bashkinë Tiranë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 43.70 %.

Ndërkohë gazetarja Ajgena Korbi nga Parku olimpik ku votojnë banorët e Farkës ka bërë me dije se burime nga kryetarët e qendrave të votimit në këtë njësi i kanë konfirmuar se mëngjesi ka pasur një fluks të votuesve duke bërë që rreth 50% e banorëve të kenë shprehur vullnetin e tyre.

Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 15 nga 5199 qendra votimi kanë raportuar rezultatet 2129 qendra dhe numri i pjesmarrësve është 38.32 %.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!